Filma

Një aktore që luan dy role në një film e kishim parë, por të luajë tre role…

Të gjithë jemi familjarizuar me rolet dyshe deri tani, Phoebe nga seriali “Friends” që luajti veten dhe motrën e saj Ursula apo Armie Hammer që luajti dy role në “The Social Network”, por kur është hera e fundit që ke dëgjuar që një aktor të luajë tre role?

Kjo është pikërisht sfida të cilën aktorja Vanessa Hudgens ka pranuar të bëjë në vazhdimin e filmit “The Princess Switch” i cili u shpall të mërkurën. Filmi nga Netflix, i cili flet për dy personazhe identike të cilat ndërrohen me njëra-tjetrën, do bëhet akoma më argëtues në vazhdimin e tij.

Filmi i dytë titullohet “The Princess Switch : Switched Again” dhe përfshin Hudgens jo vetëm në rolin e Dukeshës Margaret dhe pastiçieres së saj të ngjashme, Stacy, por gjithashtu edhe një personazh të tretë që ngjan me to, të cilën ‘The Hollywood Reporter’ e përshkroi si “vajza e festave Fiona”. Duket intriguese.

“The Princess Switch : Switched Again” do publikohet në Netflix gjatë vitit 2020, që do të thotë se nuk do mund të futemi nën batanije dhe ta shohim gjatë sezonit të festave të fundvitit. Por, fatmirësisht, Netflix ka një listë të tërë me filma të tjerë festash për t’ju relaksuar. Madje në listë është dhe një film tjetër nga Vanessa Hudgens, “The Knight Before Christmas”.

Ndoshta do të na duhet të presim për ca kohë për të parë filmin e dytë të “The Princess Switch”, por është e sigurt që do ja vlejë. Të gjithë janë kuriozë të dinë se si Vanessa do menaxhojë të luajë tre role.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë