Ngjarje

Një 42-vjeçare shqiptare hedh nipin dhe mbesën nga ballkoni në Athinë

Një shqiptare 42-vjeçare të tronditur sot Athinën. Ajo gjendej në shtëpinë e motrës së saj, kur ka hedhur nga ballkoni nipin 3-vjeçar dhe mbesën 5-vjeçare. Në atë kohë nëna e dy fëmijëve ishte gatuar.

Më pas, 42-vjeçarja ka hedhur vazo lulesh në drejtim të dy fëmijëve të vegjël dhe më pas është hedhur edhe vetë. Nëna e fëmijëve, e ndihmuar edhe nga fqinjët, ka vrapuar drejt fëmijëve, të cilët dëgjoheshin të thoshin se i kishte hedhur tezja nga ballkoni.

Të dy fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. Ata po kurohen në spitalin e fëmijëve në Athinë, pasi kanë marrë plagë në kokë. Edhe 42-vjeçarja ndodhet në spital, në gjendje të rënduar psikologjike.

Babai i fëmijëve, pasi është kthyer në shtëpi dhe ka mësuar ngjarjen e rëndë, tha se nuk kishte asnjë ide pse kunata e tij ka bërë atë veprim. Ngjarja është treguar per mediet nga fqinjët e familjes shqiptare, që kanë mbetur të shokuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë