Ka ndodhur

Një 35-vjeçar hidhet nga lartësia e banesës së tij në Peqin, dërgohet në spital

Gazeta Si – Një 35-vjeçar, në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga katet e larta të banesës së tij në fshatin Fatish të Peqinit. Sipas policisë, ai është dërguar menjëherë në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

“Në fshatin Fatish, Peqin, shtetasi U.M., 35 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia e banesës ku jetonte.

Shtetasi U. M. është në spital, për asistencë mjekësore. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, - bën me dije policia në njoftimin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë