Shendet

Niveli i ulët i Vitaminës D rrit me 60% rrezikun ndaj Covid-19

Një studim i ri ka shpjeguar pse njerëzit që kanë mungesë të vitaminës D kanë gati 60 për qind më shumë të ngjarë të infektohen nga koronavirusi

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar, duke rritur shëndetin e qelizave T dhe makrofagëve, të cilat luftojnë infeksionin. Studimet e mëparshme kanë vërejtur një lidhje midis niveleve të ulëta të vitaminës D dhe niveleve më të larta të sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes, të tilla si astma, tuberkulozi dhe infeksionet virale që sulmojnë mushkëritë.

Mjekët paralajmërojnë se nivelet e larta të Vitaminës D nuk janë të mjaftueshme për t’ju mbrojtur nga koronavirusi, por ndikojnë tek rritja e imunitetit.

Studimi i ri, nga Universiteti i Çikagos, është i pari që tregon nivele më të larta të Covid-19 tek njerëzit që kohët e fundit kishin mungesë të vitaminës D. Dhe ata që kishin mungesë të vitaminës D, por u trajtuan në kohë, kishin më pak të ngjarë të sëmureshin rëndë nga Covid-19, por autorët e studimit paralajmërojnë se do të duhen prova klinike për të provuar nëse rritja e niveleve të vitaminës do të ndihmojë në parandalimin e infeksionit.

Mungesa e vitaminës D bën që grupet e rrezikuara, si të moshuarit ose obezërt, të sëmurën rëndë, Burimi ynë kryesor i vitaminës D është rrezet e diellit. Ne thithim vitaminën nga rrezet përmes lëkurës sonë. Njerëzit e moshuar, ka më shumë të ngjarë të qëndrojnë në shtëpi, duke humbur rrezet e diellit dhe vitaminën D.

Nivele më të larta të melaninës në lëkurën e njërëzve me ngjyrë e bëjnë më të vështirë për trupat e tyre që të thithin vitaminën. Për këtë qëllim, studiuesit e Çikagos studiuan lidhjen midis vitaminës D dhe Covid-19.

Një e katërt e grupit të studimit me afro 500 njerëz kishte mungesë të Vitaminës D dhe ishin sëmurur rëndë nga koronavirusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë