Komapania e prodhimit të makinave Nissan ka pranuar se ka ndryshuar të dhënat që kanë të bëjnë me automjetet e reja në Japoni.
Firma nuk ka zbuluar se sa makina janë përfshirë, por tha se janë ndryshuar rezultatet e emetimit të gazrave dhe shpenzimit të karburantit.
Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se ky rast po hetohet dhe se hetimi do të jetë i plotë dhe gjithëpërfshirës.
Ai shtoi se do të merren masat e duhura për të parandaluar rastet e tjera në vazhdim.
Nissan nuk ka zbuluar se sa makina janë përfshirë në ndryshimin e të dhënave, ose nëse përfshihen automjete të prodhuara jashtë Japonisë.
Që në shtator 2017, Nissan pranoi se testimet e fabrikës së automjeteve të reja u kryen nga punonjësit, të cilët nuk ishin të autorizuar për të kryer këtë punë.
Pas kësaj shpërtheu skandali, ku mbi një milion makina të prodhuesit japonez duhej t’i nënshtroheshin një rishqyrtimi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.