Ngjarje

Nisja e vitit të ri shkollor / Policia plan masash, shtohet prania e efektivëve pranë shkollave

Nga Gazeta 'Si'- Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash për të gjitha strukturat e angazhuara të Policisë në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor ditën e nesërme.

Plani vjen në përmbushje të misionit dhe detyrave të përcaktuara në Paketën e Sigurisë në Shkolla, për garantimin e rendit, sigurisë dhe parandalimi i fenomeneve negative.

Për të siguruar zhvillimin normal të procesit mësimor dhe sigurinë e nxënësve në ambientet e jashtme dhe në afërsi të shkollave, Policia e Shtetit ka angazhuar Ndihmës Specialistët e Policisë në zona, punonjësit e Policimit në Komunitet, shërbimet e Patrullave të Përgjithshme, Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Policinë Rrugore dhe Policinë Kriminale.

Prezenca e shtuar e policisë në këto ambiente synon të mbledhë dhe të trajtojë informacionet në kohë reale, duke vepruar shpejt për parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal në shkolla apo pranë tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë