Arsim

Nis viti i ri akademik/ 20 mijë maturantë të regjistruar, 60% e kuotave të plotësuara

Nga Gazeta Si- Nis sot viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit. Janë rreth 20 mijë maturantë në shkallë vendi ku 60 për qind e tyre kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës, si më i madhi.

Me prioritet edhe këtë vit janë parë degët që lidhen me fushën e shëndetit, IT dhe inxhinieritë në përgjithësi të ndjekura nga programet ekonomi-financë.

Kuotat në degët e mjekësisë, stomatologjisë, farmacisë dhe arkitekturës tek Universiteti Politeknik i Tiranës, janë plotësuar që në raundin e parë.

Deri më tani janë plotësuar 60 për qind e kuotave në të gjitha universitetet ndërsa nuk ka programe që mbyllen pasi mbeten dhe rreth 3 mijë maturantë që ende nuk janë regjistruar pasi regjistrimet do vijojnë deri me datë 8.

Pas kësaj datë do të ketë edhe një javë tjetër regjistrimesh, që konsiderohet raundi I lirë, ku maturantët që kanë mbetur pa një degë mund të regjistrohen të fakultetet që kanë kuota të lira.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë