Ngjarje

Nis vaksinimi edhe te kafshët, 9 majmunë vaksinohen të parët

Kopshtin zoologjik në San Diego njoftoi të enjten se ishte në proces të vaksinimit të shumë majmunëve pasi disa nga gorillat u sëmurën me Covid-19, në janar.

“Deri më tani, katër orangutanë dhe pesë bonobo janë në proces vaksinimi”, njoftuan zyrtarët në San Diego.

Zoetis, një kompani farmaceutike veterinare prodhoi vaksinat dhe ato nuk janë për përdorim njerëzor.

"Zoetis u siguroi veterinerëve tanë një furnizim të vaksinave, të destinuara për t'u përdorur në mbrojtjen e kafshëve kundër Covid-19", tha zëdhënësja e kopshtit.

Zëdhënësja tha që kafshët po merrnin dy doza me tre javë diferencë ashtu si vaksinat Moderna dhe Pfizer të krijuara për njerëzit. Zyrtarët thanë se nuk kanë parë asnjë reagim negativ ndaj injeksioneve.

Ndërkohë, gorillat në San Diego që ishin infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gorillat nuk do të vaksinohen pasi ishin të ekspozuar ndaj virusit dhe ne supozojmë se sistemet e tyre imunitare kanë zhvilluar antitrupa ndaj virusit", tha zëdhënësja.

Një nga të vaksinuarit është dhe një majmun 28-vjeçare e cila është e njohur në Kaliforni pasi në 1994 është kryer një operacion në zemër, rasti i parë ky. /Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë