Muzike

Nis sot Eurovision 2024, performojnë 15 vendet e para konkuruese

Nga Gazeta Si- Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli gjigand i këngës, "Eurovision 2024" i cili mbledh artistët nga e gjithë Europa.

Konkursi i këtij viti do të mbahet në Malmo të Suedisë, me dy gjysmëfinale më 7 dhe 9 maj. Petra Mede dhe Malin Akerman do prezantojnë festivalin.

Festivalin do hapet me video të fituesve të mëparshëm si Céline Dion (Zvicër 1988), Orkestra Kalush (Ukrainë 2022) ose Loreen (Suedi 2012, 2023). Më pas është Eleni Foureira e cila do performojë e para me Fuego.

Pas saj vijnë vende përfaqësuese me Qipron, Serbinë, Lituaninë, Irlandën, Ukrainë, Poloni, Kroaci, Islandë, Slloveni, Finlandë, Moldavi, Azerbaxhan, Australi, Portugali dhe Lukemburg.

Shqipëria do të performojë natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2024 ku pas hedhjes së shortit, është përcaktuar se do të jetë e 2-ta në radhë, të enjten e 9 majit.

Këngëtarja Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Titan”.

Përsa i përket votimit, nga gjysmëfinalja, dhjetë finalistët vlerësohen nga vota e publikut. Votohen në dy forma: Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse.

Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, tani është votimi rest of the world (pjesa tjetër e botës) ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online ku mund të votohet për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë