Fotot e mëposhtme janë shkrepur në zonën nga Golemi tek Shkëmbi i Kavajës dhe, siç shihet, njerëzit duket se e kanë shfrytëzuar motin me diell këtë të diel për të nisur plazhin. Qeveria e ka ndaluar nisjen e plazhit, por duket se jo të gjithë i janë bindur këtij udhri, pasi kanë thyer dhe izolimin duke dalë nga shtëpia dhe kanë shkuar në plazh.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, deklaroi para mbi një jave se hyrja në det është totalisht e ndaluar dhe se policia nuk do të tolerojë askënd që thyen rregullat dhe masat kufizuese për shkak të emergjencës së Covid-19. Sipas tij, qytetarët duhet ta shihnin zbutjen e masave shtrënguese si një mundësi që do të pasohet me kontrolle dhe monitorime të cilat do t’i bëjë Policia e Shtetit dhe do të pasohen (në rast se do të konstatohen) me masa administrative gjobë, njëkohësisht duke u implementuar edhe ndryshimet e fundit të Kodit Penal, pas hyrjes në fuqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




















