Arsim

Nis me 16 projekti pilot për Shkollat Verore

Nga Gazeta Si- Për herë të parë në vend, shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës do të hapin dyert pas mbarimit të vitit shkollor për projektin pilot të shkollave verore.

Duke filluar nga data 16 qershor në 10 shkolla, 8 në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Durrës do të nisë shkolla verore, që zgjat 2 javë.

Fokusi do të jetë te fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën, por nuk përjashtohen edhe nxënësit të cilët duan ta frekuentojnë shkollën verore.

Këtë vit do jenë 1000 nxënës që do të përfitojnë nga ky projekt që do të pilotohet në shkollat “Emin Duraku”, “Kosova”, “Lasgush Poradeci”, “Avni Rustemi”, “Andrea Stefani”, “Kiço Blushi”, “Qazim Turdiu”, “Klodian Tanushi” në Tiranë, “Halit Çoka” në Kamëz dhe “Eftali Koçi” në Durrës.”.

Ministrja Manastirliu tha se synimi është që ky program të shtrihet edhe në shkolla të tjera të vendit.

“Shkolla Verore është një program që do të pilotohet për herë të parë në 10 shkolla, me synimin për ta shtrirë vitin tjetër edhe më gjerë, në të gjitha bashkitë, për të mobilizuar burimet njerëzore, mësuesit, koordinatorët, por edhe përtej stafit të shkollës, edhe stafe të tjera profesionale”, tha ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë