Ngjarje

Nis lotaria e SHBA, ambasada: Kini kujdes nga mashtrimet

Nga Gazeta Si - Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada Amerikane njoftoi se duke filluar nga data 4 tetor, ora 12:00, nisën aplikimet për Lotarinë Amerikane. Aplikimet do të mbyllen të martën, 7 nëntor, 2023 në orën 12:00.

Krahas njoftimit për nisjen e aplikimeve për Lotarinë Amerikane, Ambasada u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të bëjnë kujdes nga mashtrimet.

“Disa faqe interneti dhe email-e përpiqen të mashtrojnë, duke u paraqitur si persona që ofrojnë informacione zyrtare nga SHBA”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

dvprogram.state.gov është mënyra e vetme për të dorëzuar aplikimin, që është i lehtë dhe falas.

“Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv”.

Gjithashtu, një nga rregullat që përmend Ambasada është se individët që paraqesin më shumë se një aplikim, skualifikohen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë