Filma

Nicole Kidman transformohet për filmin e saj të ri

Filmi “The Goldfinch”, i bazuar në librin me të njëjtin titull, është ndër më të priturit e këtij viti, dhe tani ne kemi mundësinë të shohim trailer-in i cili u publikua para pak ditësh. Premiera e tij është në shtator dhe kasti përbëhet nga emra të njohur aktorësh si Nicole Kidman, Finn Wolfhard nga seriali “Stranger things”, Sarah Paulson, Ansel Elgort e shumë të tjerë.

I bazuar në novelën fituese të çmimit ‘Pulitzer Prize’ nga autorja Donna Tartt, filmi flet për një djalë nga New York i cili merret nën kujdesin e një familjeje të pasur pasi e ëma i vritet gjatë një sulmi në Muzeun Metropolitan të Arteve. Dhe nëse shohim trailer-in, mund ti nuhasim që tani nominimet për çmimin ‘Oscar’. Mund të jenë për kinematografinë, historinë emocionuese dhe mënyrën e të shkruarit apo për vetë Kidman-in. Paruket dhe kostumet e Nicole meritojnë një çmim më vete.

Më poshtë mund të shihni trailer-in e plotë

 

Më Shumë