Mjedis

Ngrohja globale zbulon kufomat në malin Everest

Gati 300 alpinistë kanë vdekur në përpjekje për t'u ngjitur në malin Everest dhe dy të tretat e trupave mendohet të jenë të varrosur në dëborë dhe akull.

Më shumë se 4.800 alpinistë kanë shkelur majën më të lartë të botës. "Për shkak të ngrohjes globale, akullnajat janë duke u shkrirë shpejt dhe trupat e vdekur që kanë mbetur të varrosura gjatë gjithë këtyre viteve tashmë janë duke u ekspozuar", tha Ang Tshering Sherpa, ish-president i Shoqatës së Alpinistëve Nepal.

"Ne kemi nxjerrë trupat e vdekur të disa alpinistëve që vdiqën në vitet e fundit, por ata që kanë ngelur po zbulohen tani. Unë vetë kam tërhequr rreth 10 kufoma në vitet e fundit nga vende të ndryshme në Everest dhe gjithnjë e më shumë po dalin tani", tha një zyrtar i qeverisë që punoi si një oficer ndërlidhës në Everest.

Zyrtarët me Shoqatën e Operatorëve të Ekspeditës të Nepalit (EOAN) thanë se po kontrollonin të gjitha litarët nga kampet e larta të maleve Everest dhe Lhotse këtë sezon. Ata nënvizojnë edhe ligjin e Nepalit që kërkon përfshirjen e agjencive qeveritare në këtë sfidë.

"Kësaj çështjeje duhet t'i jepet prioritet nga qeveria dhe industria e alpinizmit", tha Dambar Parajuli, president i EOAN.

Trupat e vdekur thuhet se u shfaqën në Kampin 4 kryesisht për shkak të terrenit të tij të sheshtë. Në vitin 2017, dora e një alpinisti të vdekur u shfaq në Kampin 1. Operatorët e ekspeditës thanë se vendosën alpinistët profesionistë të komunitetit Sherpa për të lëvizur trupin. Po atë vit, një tjetër trup u shfaq në sipërfaqen e Akullnajës Khumbut.

Khumbut është vendi ku shumica e trupave të vdekur kanë dalë në sipërfaqe në vitet e fundit, thonë alpinistët. "Kemi vërejtur se niveli i akullit në dhe rreth kampit bazë ka ardhur duke u ulur, prandaj trupat janë duke u ekspozuar", tha një zyrtar me një organizatë joqeveritare aktive në rajon .

Disa studime tregojnë se akullnajat në rajonin e Everestit, si në shumicën e pjesëve të Himalajeve, po shkrihen shpejt .Një studim në vitin 2015 tregoi se pellgjet në Akullnajën Khumbut - që alpinistët duhet të kalojnë në shkallën e pikut të fuqishëm - po zgjeroheshin dhe bashkoheshin për shkak të shkrirjes së përshpejtuar.

Një ekip tjetër studiuesish, duke përfshirë edhe anëtarë nga Leeds dhe universitetet e Aberystwyth në Britani të Madhe, vitin e kaluar thanë se akulli në Khumbut po shkrihet më shpejtn se sa pritej. Akulli regjistroi një temperaturë minimale prej vetëm -3.3C.

Jo të gjitha kufomat që dalin nga akulli, janë për shkak të shkrirjes së shpejtë akullnajore. Disa prej tyre ekspozohen edhe për shkak të lëvizjes së Akullnajës Khumbut, thonë alpinistët.

"Për shkak të lëvizjes së akullnajës, herëpashere shohim kufoma të trupave të vdekur", tha Tshering Pandey Bhote, nënkryetar i Shoqatës Kombëtare të Guidave të Maleve në Nepal. "Por shumica e alpinistëve janë të përgatitur mendërisht për një pamje të tillë."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë