Shendet

Ngrohja globale shkakton sterilitetin e meshkujve

Të gjithë janë të rrezikuar nga ngrohja globale dhe pjesa më e vështirë që ky fenomen krijon për njeriun është rritja e presionit të gjakut në tru. Indet e dëmtuara qarkullojnë dhe në shumë raste kanë shkaktuar dëmtimin e veshkave. Shkencëtarët thonë se në një të ardhme të largët, ngrohja globale mund të jetë aq e fortë sa të djegë qelizat e trupit.

Në dallim nga ngjarjet ekstreme të motit që janë atë dukshme dhe të dhunshme, si uraganet dhe tornadot, ngrohja globale është një vrasës i heshtur.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Komiteti i Auditimit të Mjedisit kohët e fundit paralajmëroi se nëse nuk merren masa për këtë fenomen, në të ardhmen do të ndodhin mund të ndodhin 7000 vdekje, në vit vetëm nga ngrohja globale deri në vitin 2050.

Shkencëtarët kanë thënë se, ky fenomen gjithashtu zvogëlon vitalitetin e spermës, duke kufizuar aftësinë për të riprodhuar.

“Ngrohja globale zvogëlon pjellorinë mashkullore. Nëse nuk merren masa, mund të arrijë në pikën ku meshkujt do të mbeten të sterilizuar,” shkruajnë autorët e një studimi të botuar të martën e kaluar në gazetën “Komunikimi më natyrën”.

Shkencëtarët zbuluan se valët e nxehtësisë dëmtojnë prodhimin dhe qëndrueshmërinë e spermës. Ata treguan se nxehtësia ekstreme zvogëlon potencialin riprodhues dhe jetëgjatësinë e pasardhësve të cilët lindin nga spermatozoidet që kanë përjetuar nxehtësinë.

Hulumtuesit përdorën insektet për të provuar ndjeshmërinë ndaj temperaturës. Ata morën këto gjallesa pasi shumica e specieve në tokë janë insekte dhe shumë prej tyre kanë gjak të ftohtë, duke i bërë gjetjet veçanërisht të rëndësishme për çështjen e ndikimit të ndryshimeve klimatike te njerëzit.

“Ne e dimë që numri i insekteve është në rënie, por duhet të kuptojmë nëse është në rënie edhe numri i popullsisë, thotë Matheu Gage, shkencëtari kryesor i këtij studimi.

“Vlen të përmendet se temperaturat janë tejkaluar në mjedisin natyror në gjysmën e vendeve të botës gjatë viteve të fundit," shtoi Gage.

Ndërkohë, studimi tregoi se potenciali femëror ishte i pandryshuar. Sidoqoftë, spermatozoidi që ndodhen brenda traktit femëror janë të ndjeshëm ndaj ngrohjes globale dhe mund të shkaktojnë që një reduktim të pjellorisë femërore.

Gage tha se kur bëhet fjalë për njerëzit, jo të gjitha popullatat ndikohen në mënyrë të barabartë. Më të prekur janë ,të moshuarit, njerëzit me të ardhura të ulëta dhe ata që kanë problem të tjera shëndetësorë. Ndërsa rezultatet e eksperimentit nuk ofrojnë përfundime rreth qëndrueshmërisë së popullsisë, ato ofrojnë një pasqyrë se si një tipar veçanërisht i ndjeshëm, reagon ndaj ngrohjes globale, e cilësuar nga shkencëtarët si një ndër efektet më të rënda të ndryshimeve klimatike globale./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë