Arredim

Ngritja e nivelit të detit, në të ardhmen kështu do t’i kemi shtëpitë… lundruese

Nëse nuk ndryshon diçka urgjent në politikën botërore kundër ngrohjes globale, ngritja e nivelit të detit nuk do të jetë një pasojë shumë e largët e ndryshimeve klimaterike. Ajo pritet të jetë një emergjencë reale, të cilës bota e dizajnit po përpiqet t’i përgjigjet që tani.

Wojciech Morsztyn

Dizajneri polak Wojciech Morsztyn ka projektuar “Komunitetet Oqeanike”, të cilat do të jenë zgjatimi natyral i qyteteve bregdetare që do të gllabërojë deti.
“Në 10-15 vitet e ardhshme - shpjegon ai - ngritja e nivelit të detit do të fshijë nga faqja e dheut shumë qytete. Ideja ime e “Komuniteteve Oqeanike” krijon njësi lundruese detare që transformohen në hapësira të jetueshme”. Së fundmi, dizajneri Wojciech Morsztyn, falë gjenialitetit dhe funksionalitetit të projektit të tij, ka fituar edhe një çmim botëror të njohur në nivel botëror.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë