Arredim

Ngjyra të çarçafëve që duhen shmangur për një gjumë më të mirë

Nga e bardha në gri dhe blu e hapur, ka disa nuanca ngjyrash që mund t'ju pengojnë të arrini një gjumë të mirë natën.

Ngjyra ka ndikim në çdo dhomë të shtëpisë, por jo më shumë se sa në dhomën e gjumit. Ndërsa është e rëndësishme që kjo hapësirë të duket mirë, është edhe më e rëndësishme që të bëjë mirë. Dhe nuancat e zgjedhura ndikojnë në mirëqenien tuaj.

Ngjyra e çarçafëve të krevatit është shumë e rëndësishme dhe ndërsa ngjyra e bardhë ndër vite ka qenë e përzgjedhur nga shumë njerëz, ekspertët thonë se ajo është një ndër ngjyrat që duhet shmangur.

“Ndërsa çarçafët e bardhë mund të kenë pamje të pastër, ato gjithashtu mund të japin një ndjenjë ankthi në dhomën tuaj të gjumit”, thotë Robert Pagano, këshillues gjumi.

Ai shton se, nëse doni një pamje 'të ngrohtë' në dhomën tuaj të gjumit, kjo zgjedhje popullore nuk është alternativa më e mirë. Gjithashtu, disa nuanca të së bardhës janë të dëmshme edhe përtej estetikës së tyre.

Trajneri i certifikuar i Shkencës së Gjumit, Alex Savy, thotë se e bardha e fildishtë ose çdo nuancë tjetër e bardhë e shndritshme mund të ndikojë në gjumin tuaj pasi ato mbajnë konotacione të dritës së ditës.

“Është më mirë të ngjyrën bezhë, sepse pëlhurat e bardha të ndezura mund të jenë shumë stimuluese për trurin. Truri mund t'i lidhë ato me dritën e ditës, e cila mund të çojë në uljen e niveleve të hormonit nxitës të gjumit të quajtur melatonin", thotë ai.

Bluja e lehtë mund të admirohet për cilësitë e saj terapeutike, të ngjashme me qiellin, por ekspertët janë kundër kësaj ngjyre natyrale në dhomën e gjumit.

Në të njëjtën mënyrë që Alex shmang të bardhën, ai shpjegon se bluja e hapur është po aq e dëmshme. “Bluja e hapur është një ngjyrë e ftohtë që mund të krijojë gjithashtu një iluzion të dritës së ditës”, thotë ai. “Është më mirë të zgjidhni në vend të tyre çarçafët blu të errët”.

Eksperti i gjumit Martin Seeley thotë se e kuqja shpesh herë është në preferencat e njerëzve kur bëhet fjalë për çarçafët apo edhe dhomën e gjumit.

Por, ai thotë se “ngjyra e dashurisë është shumë për kohën e gjumit”.

“Studimet kanë treguar se e kuqja ka një pigment kaq të fuqishëm saqë mund të provokojë edhe agresion apo zemërim, gjë që është e kundërta e asaj që dëshironi kur bini në gjumë”, thotë Martin.

Alex shton se ngjyrat e ndezura, si e kuqja, e verdha dhe portokallia, mund t'i kujtojnë trurit rrezet e diellit.

“Natyrisht, kjo mund të çojë në reduktimin e prodhimit të melatoninës, duke shkaktuar vonesë në gjumë ose probleme të tjera të lidhura”, shton ai.

“Ndërsa një ngjyrë kafe neutrale ose bezhë mund të nxisë një ndjenjë qetësie gjatë natës, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për kafen e errët”, thotë Martin. Sipas ekspertit, çarçafët ngjyrë kafe mund ta lënë dhomën tuaj të zymtë dhe ‘të dëshpëruar’, duke e bërë më të vështirë për një person që të bjerë në gjumë gjatë natës.

“Çarçafët ngjyrë kafe mund ta bëjnë dhomën të duket e mërzitshme dhe e ftohtë”, shton Robert.

Megjithatë, problemet mund të vazhdojnë edhe kur lind dielli. Martin shpjegon se kjo ngjyrë e errët gjithashtu mund ta bëjë më të vështirë për një person që 'të gjejë motivimin për të lënë shtratin e tij në mëngjes'. Pra, është një nuancë që duhet shmangur nëse nuk jeni person i mëngjesit.

“Natyrisht, e njëjta gjë mund të thuhet për ngjyrën më të errët nga të gjitha, të zezën. Ndërsa toni të kujton natën dhe, për rrjedhojë, mund të duket sikur do të ishte zgjedhja perfekte për një ngjyrë çarçafi, por nuk është kështu”, thotë Martin.

Eksperti shpjegon se, sipas psikologjisë, e zeza provokon ndjenja negative si 'trishtim, zemërim dhe frikë dhe të gjitha këto mund t'ju mbajnë zgjuar natën.

“Nëse jeni duke kërkuar për një atmosferë të qetë dhe relaksuese në dhomën tuaj të gjumit, shmangni çarçafët e zinj”, shton Martin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë