Një ngjarje e rëndë me dy viktima është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet.
Sipas të dhënave nga policia e Tiranës, 26-vjeçari Kliton Pira, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasen e huaj, Jawsackie Jaboah, 31 vjeçe me të cilën bashkëjetonte dhe më pas është hedhur nga kati i tetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
31-vjeçarja nga Gana u dërgua menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
E gjithë ngjarja është regjistruar pranë shkollës “Pjetër Budi”, në një banesë me qira ditore.
Mësohet se vajza me origjinë nga Gana, që ka dhe shtetësi franceze ka mbërritur sot në Tiranë.
Nga ana tjetër bëhet me dije se banesa është marrë me qira nga Kliton Pira.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.