Media Galeri

Nga Ukraina në kufirin SHBA-Meksikë, mbi 2 mijë refugjatë në 10 ditë

Gazeta Si – Mbi dy mijë refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Tijuana të Meksikës në 10 ditët e fundit, me shpresën se do të mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në qytetin kufitar, pranë San Diegos, është ngritur një qendër pritjeje në një palestër për ata që ikin nga lufta në Ukrainë. Sipas televizionit CBS, refugjatët mbërritën në Meksikë me një vizë turistike.

Rreth 150 ukrainas janë mirëpritur në Shtetet e Bashkuara çdo ditë që kur presidenti amerikan Joe Biden njoftoi synimin e tij për të garantuar hyrjen në vend për 100,000 refugjatë.

Refugjatët ukrainas në Meksikë u bashkohen emigrantëve anembanë botës, në atë që zyrtarët presin që do të bëhet një valë e madhe në kufi, pasi kufizimet e pandemisë do të hiqen dhe pasojat e vazhdueshme nga pushtimi rus i Ukrainës vijojnë të ndihen në brigjet amerikane, sipas gazetës “New York Times”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë