Gjëja kryesore që çdo femër duhet të dijë në lidhje me celulitin ka të bëjë me faktin se krijimi i tij vjen më shumë nga stili i jetës dhe ushqimet që konsumohen. Ndaj është shumë e rëndësishme të konsumoni ushqime për të luftuar këtë pjesë për të cilën shumë femra shqetësohen.
Më poshtë kemi listuar ushqimet që luftojnë celulitin:
Salmoni – Është i pasur me antioksidantë, të cilët luftojnë yndyrën e celulitit. Gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut në trup.
Farat e lulediellit – Ato janë një burim i mirë i vitaminës E, zinkut, kaliumit, si dhe vitaminës B6 që ndihmon në luftën ndaj celulitit.
Specat djegëse – Specat djegëse e rrisin metabolizmin me 25% për tre orë pasi i konsumoni. Kjo e bën trupin të djegë kalori, gjë që çon në shkrirjen e yndyrës.
Uthulla e mollës – Këshillohet të përdoret në sallatë, pasi përmban kalium, magnez dhe kalcium, të cilat largojnë toksinat dhe ujin e tepërt nga barku dhe kofshët. Largimi i toksinave gjithashtu ndihmon në largimin e hormoneve të stresit dhe balancimin e estrogjenit, që çon në reduktim të celulitit.
Vaji i ullirit -Yndyrës së vajit të ullirit nuk duhet t’i trembeni. Gatuajeni vajin e ullirit në temperatura të ulëta dhe konsumojeni me perime të pasura në fibra. Ai është i shëndetshëm dhe ndihmon në reduktimin e celulitit.
Çaji jeshil – Përbërësi aktiv që ndodhet në çajin jeshil, Epigallocatechin gallate, apo EGCG rrit metabolizmin, çka çon në djegie të yndyrës. Kjo ndikon në parandalimin e përhapjes së celulitit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.