Filma

Nga problemet e drogës te privilegjimi, 13 sekretet e filmit “Saving Private Ryan”

Filmi “Saving Private Ryan”, me regji të Steven Spielberg, tregon historinë e D-Day, zbarkimit në Normandi të trupave aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore. Protagonist është Kapiten Miller (Tom Hanks), i cili pasi shpëtoi nga beteja e përgjakshme në plazhin francez udhëzohet nga eprorët e tij për të gjetur ushtarin James Francis Ryan (Matt Damon), i mbijetuari i vetëm i 4 vëllezërve. Komanda e lartë ka vendosur ta shkarkojë dhe ta dërgojë përsëri në SH.B.A. Sidoqoftë, kur Miller përfundimisht gjen ushtarin dhe i thotë se vëllezërit e tij kanë vdekur të gjithë, Ryan nuk pranon të largohet nga fusha e betejës. Filmi, i famshëm mbi të gjitha për skenën me ndikim të madh vizual që rindërton zbarkimin në Omaha Beach, në të cilin vdiqën rreth 2,000 ushtarë amerikanë, arriti sukses të madh  dhe u vlerësua nga kritika. Spielberg arrin të përcjellë në mënyrë të përsosur tmerrin e luftës në të cilën ka jo vetëm episode heroizmi, por edhe abuzime e krime. Duke kushtuar 70 milionë dollarë, “Saving Private Ryan” fitoi mbi 481 milionë në arka dhe fitoi disa çmime Oskar (regjia, fotografia, montazhi, efektet zanore). Ja 13 gjëra të këtij filmi që mbase nuk i kemi ditur kurrë...

Tom Sizemore dhe problemet me drogën

Tom Sizemore, i cili luan rreshter Michael Horvath po luftonte me varësinë nga droga gjatë filmimit të filmit. Steven Spielberg i dha atij një ultimatum, duke kërcënuar se do të bënte testin e tij të gjakut çdo ditë. Nëse do të ishte gjetur pozitiv vetëm një herë, Sizemore do ta kishte humbur pjesën. Sizemore pranoi dhe kaloi të gjitha testet. Fatkeqësisht, në vitet në vijim, aktori kishte probleme të tjera me drogën.

Aktori Tom Sizemore

Zgjedhja e Matt Damon

Steven Spielberg zgjodhi Matt Damon për rolin e James Francis Ryan sepse ai dëshironte një aktor të panjohur me një pamje tipike amerikane. Aktori ishte praktikisht i panjohur në atë kohë, por disa muaj para se filmi të dilte në kinema Damon fitoi Oskarin për "Will Hunting - Rebel Genius", duke u bërë një yll i Hollywood.

Aktori Matt Damon

Një mijë të përfshirë dhe 40 fuçi gjak të rremë

Skena më e famshme, ajo e zbarkimit në Omaha Beach, kushtoi 11 milionë dollarë. Më shumë se një mijë ishin të përfshirë dhe midis tyre ishin gjithashtu anëtarë të ushtrisë irlandeze. Dyzet fuçi me gjak të rremë u përdorën në skenën e betejës.

Ushtrime rraskapitëse dhe një i privilegjuar

Të gjithë aktorët kryesorë, me përjashtim të Matt Damon, duhej të kalonin stërvitje rraskapitëse ushtarake. Damon ishte kursyer në mënyrë që aktorët e tjerë ta urrenin atë dhe shprehën më së miri pakënaqësi ndaj karakterit të tij gjatë xhirimeve.

Duartrokitjet e veteranëve

Shumë veteranë të D-Day uruan regjisorin Steven Spielberg për vërtetësinë e filmit. Midis këtyre edhe James Doohan, i famshëm për rolin e Skotit në serialin televiziv “Star Trek” në vitet '60. Aktori i ardhshëm humbi gishtin e mesit të dorës së tij të djathtë dhe u plagos në këmbë gjatë luftës. Ai gjithashtu mori pjesë në pushtimin e Normandisë më 6 qershor 1944 në Juno Beach, ku Divizioni i 3-të Kanadez i Këmbësorisë udhëhoqi sulmin.

Censura e Indisë (e tërhequr më vonë)

Filmi u bllokua nga Bordi i Censorit të Indisë për shumë dhunë. Këshilli kërkoi që skenat e hidhura të priten, por Steven Spielberg nuk pranoi. Në këtë pikë, ndërhyri ministri i Brendshëm Indian, Indrajit Gupta, i cili vendosi të marrë pjesë personalisht në shfaqjen e filmit dhe në fund dha dritën jeshile pa prerje. Filmi, nga ana tjetër, u ndalua në Malajzi.

Tom Hanks, anëtar nderi i ushtrisë

Në vitin 2006, Tom Hanks u fut në “Ranger Hall of Fame”, të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara si një anëtar nderi, kryesisht falë performancës së kapitenit John Miller.

Një rol i bërë personal për Vin Diesel

Vin Diesel i atëhershëm i panjohur mori një tarifë 100,000$ për të luajtur rolin e ushtarit Adrian Caparzo. Pjesa ishte shkruar nga Spielberg përshtatur për të pasi regjisori e kishte parë në “Strays”, një film i xhiruar nga vetë Diesel.

Një numër telefoni për ish-ushtarët e traumatizuar

Pas daljes së filmit, Departamenti i Çështjeve të Veteranëve të Shteteve të Bashkuara vendosi një numër të veçantë telefoni për të ndihmuar qindra ish-ushtarë të traumatizuar pasi panë filmin.

Refuzimi i Edward Norton dhe Oskari për Benignin

Edëard Norton iu ofrua roli i parashutistit James Francis Ryan, por aktori nuk pranoi, duke preferuar të luante në “American History X”. Vitin pasues në Oskar, ai dhe Tom Hanks garuan për statujën e aktorit më të mirë, por asnjëri prej tyre nuk fitoi. Ai që triumfoi ishte Roberto Benigni falë interpretimit të “Life is Beautiful”.

Në emër të babait

Regjisori Steven Spielberg tha se e konsideronte filmin një nderim për babanë e tij, një veteran i Luftës së Dytë Botërore. Regjisori ishte i sigurt se filmi nuk do të ishte një sukses komercial, por u provua e kundërta.

Letra e Linkolnit

Letra që gjenerali Marshall lexon në film është e njëjta që Abraham Lincoln i dërgoi në 1864 Lydia Bixby, një nënë që kishte humbur fëmijët e saj në Luftën Civile Amerikane. Më vonë u zbulua se vetëm dy nga pesë fëmijët e zonjës Bixby kishin vdekur në betejë (Charles dhe Oliver). Nga tre të tjerët, një e braktisi ushtrinë, një u shkarkua me nder dhe një tjetër u braktis ose vdiq si një rob lufte.

Gjenerali Marshall

Skena e pafund e D-Day

I gjithë filmi u xhirua në vetëm 59 ditë. Por skena fillestare e plazhit zgjati 25 ditë xhirime. Saving Private Ryan është filmi i parë i “DreamWorks Pictures” që tejkaloi 100 milionë dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë