Kinema

Nga ‘Peaky Blinders’ tek ‘The Bride’: 10 filmat më të mirë që duhet të shikoni këtë mars

Nga rikthimi i Tommy Shelby në kinema te një version i ri i Bride of Frankenstein, këta janë filmat për t’u parë në kinema dhe në streaming këtë muaj.

Peaky Blinders: The Immortal Man

Tommy Shelby rikthehet gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Birmingami bombardohet dhe ai përballet me armiq të rinj.

Hoppers

Një vajzë transferon mendjen në trupin e një kastori robot dhe zbulon revoltën e kafshëve kundër njerëzve.

The Good Boy

Një çift rrëmben një 19-vjeçar problematik për ta “edukuar” me metoda ekstreme.

The Bride!

Një grua e vrarë rikthehet në jetë në Çikagon e viteve 1930, në një histori të frymëzuar nga klasiku horror.

Saipan

Drama për përplasjen mes Roy Keane dhe trajnerit të Irlandës para Botërorit 2002.

Reminders of Him

Një grua kthehet nga burgu dhe përpiqet të rindërtojë marrëdhënien me vajzën e saj.

Marc by Sofia

Dokumentar i Sofia Coppola për stilistin Marc Jacobs dhe botën e tij krijuese.

Ready or Not 2: Here I Come

Vazhdimi i thrillerit horror me një tjetër përballje të përgjakshme me familje të pasura.

Project Hail Mary

Një shkencëtar dërgohet vetëm në hapësirë për të shpëtuar Tokën nga një kërcënim misterioz.

Alpha

Një virus vdekjeprurës përhapet, ndërsa një 13-vjeçare përballet me frikën dhe krizën familjare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë