Media Galeri

Nga ‘New York Times’ tek ‘El Pais’, lamtumira e Pelé në faqet e para të shtypit botëror

Gazeta Si – Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Arabi, nga Spanja në Francë: nderimi për legjendën braziliane të futbollit ka zënë faqet e para të të gjitha gazetave të njohura botërore.

‘Times’ i ka dedikuar pjesën më të madhe të faqes së parë Pelè. Dhe në brendësi një speciale prej 12 faqesh. ‘Ishte një mbret’. Francezët ‘L’Equipe’ i kanë dedikuar gjithë faqen e Pelè, me imazhin me buzëqeshje të ish-futbollistit me fanellën e Brazilit.

Faqja e parë e ‘L’Equipe”. Gazeta Si, 30 dhjetor 2022

Zgjedhje alternative nga spanjollët e ‘As’: në faqe të parë nderohet Pelé me imazhin e këmbëve të tij, të fotografuara nga Ani Leibovitz. Edhe spanjollët e tjerë të ‘Marca’ kanë bërë një zgjedhje alternative: Pelé gjigant në faqe të parë. Kurrë më parë 4 shkronja nuk kanë qenë kaq të madh.

Francezët e ‘Liberation’ ia kanë lënë gjithë faqen e parë legjendës. Edhe ‘Guardian’ i gjithi për Pelé: një lojtar që i ka dhuruar botës talentin e tij. Edhe e përditshmja ekonomike ‘Financial Times” i ka dhënë hapësirë Pelesë. Një foto gjigante në plan të parë e Pele tek e përditshmja spanjolle ‘Abc’.

Brazilianët e ‘O Globo’ kanë publikuar 4 faqe të para të mëdha për ‘O Rey’. ‘Lamtumirë Pelè, gjeniu që përkufizoi lojën e bukur”. Ky është homazhi i ‘Daily Mail’.

Foto gjigante e Pelé në faqen e parë të ‘Le Parisien’. ‘El Pais’ shkruan në faqe të parë: ‘Lamtumirë Pelé, mbreti i futbollit. Hapësirë për Pelé edhe te ‘New York Times’, që shkruan: imazhi më i shndritshëm i futbollit. Fytyra e qeshur e Pelé tek ‘Indipendent’. ‘Më i miri’ – homazhi i ‘Mirror’. Edhe faqja e parë e ‘The Wall Street journal’ nderon Pelé.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë