Duke filluar nga e mërkura, askush në Kosovë nuk do të lejohet të dalë në rrugë pa vendosur maska dhe doreza mbrojtëse.
Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur masa të reja shtesë për të frenuar përhapjen e epidemisë së koronavirusit, e cila duket se ka dalë nga kontrolli për shkak të krizë politike që çoi në një reagim të vonuar të autoriteteve.
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka paralajmëruar masat e reja të vendosura që do të zgjasin deri më 4 maj, kur do të bëhet një rivlerësim i situatës.
Kosova ka aktualisht 377 persona të infektuar me koronavirus, nga të cilët 8 pacientë kanë vdekur, ndërsa 63 janë shëruar.Të dielën, autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 79 raste të reja, çfarë ka qenë numri më i madh i rasteve brenda një dite.
Një ditë më vonë, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë masa të reja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, të cilat do të hyjnë në fuqi nga e mërkura.
Orari i qarkullimit të qytetarëve
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur se lëvizjet e qytetarëve për të kryer nevojat thelbësore do të ndahen në 7 grupe. “Që nga data 15 prill do të ndalohet qarkullimi i personave jashtë shtëpive, përveç për furnizime me ushqim dhe ushqime si dhe për detyrat e nevojat financiare per 1 orë e gjysmë në ditë”, tha Vitia.
Kategorizimi është bërë në bazë të numrit të parafundit që qytetarët kanë në kartat e identitetit.
“Qytetarët do të lëvizin nga ora 7:00 deri në orën 22:30. Janë ndarë në shtatë kategori, përs hembull, nga ora 7 deri 8:30 do të lëvizin qytetarët që kanë një numër të caktuar në numrin personal. Pastaj do të bëhet defiznfektimi i hapësirave ku ka qarkulluar ky numër i qytetarëve”, tha Vitia, për të shtuar se në bazë të përllogaritjeve të para, rreth 40 mijë qytetarë mund të dalin në gjithë territorin e Republikës së Kosovës brenda një ore e gjysmë .
Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të COVID-19 tek grupmoshat e mëdha, Kosova rekomandon që personat mbi moshën 60 vjeç të mos dalin nga shtëpia apo banesa përveç rasteve urgjente.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



