Bota po përballet me një nga periudhat më të këqija përsa i përket thatësirës. Raportimet e fundit tregojnë se Europa po përjeton thatësirën më të keqe në të paktën 500 vjet. Ndryshimi i terreneve është pasuar edhe nga zbulime të reja. Ja disa nga më të pabesueshmet deri tani:
Bombë e Luftës së Dytë Botërore në Lumin Po (Itali)
Italia zbuloi një bombë të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore. Ekspertët e ushtrisë e shpërthyen bombën në mënyrë të sigurt.
![](https://gazetasi.al/wp-content/uploads/2022/08/bombaa.jpg)
Anije luftarake naziste në Danub (Serbi)
Një flotë luftanijesh naziste u shfaq përgjatë lumit Danub në Serb për shkak të rënies së nivelit të ujit si pasojë e thatësirës.
![](https://gazetasi.al/wp-content/uploads/2022/08/FaipChZaAAAYF1l.jpg)
The Dolmen of Guadelperal (Spanjë)
I njohur si Stonehenge spanjoll, The Dolmen of Guadelperal u ekspozua sërish. Rrethi me gurë, që daton në vitin 5,000 para lindjes së Krishtit, u zhyt në vitin 1963 për shkak të përmbytjeve.
![](https://gazetasi.al/wp-content/uploads/2022/08/spanjee.jpg)
Gurët e urisë në lumin Rhein (Gjermani)
Në Gjermani, të ashtuquajturit "gurët e urisë" janë shfaqur përgjatë lumit Rhine. Këta lloj shkëmbinjsh gjenden tradicionalisht në Europën Qendrore dhe kanë gdhendje për të përkujtuar urinë dhe vështirësitë e tjera. Datat e dukshme në gurët më të zbuluar së fundmi përfshijnë 1947, 1959, 2003 dhe 2018.
![](https://gazetasi.al/wp-content/uploads/2022/08/gurett.jpg)
Qyteti i humbur i Perandorisë Mitanni (Irak)
Në Irak, një qytet i tërë nga epoka e bronzit është zbuluar në digën e Mosulit. Vendi arkeologjik daton rreth 3,400 vjet më parë dhe dikur ishte një qytet i rëndësishëm në Perandorinë Mitanni.
![](https://gazetasi.al/wp-content/uploads/2022/08/qyteti-irak.jpg)
Zbulimi i ishullit në Yangtze (Kinë)
Me rënien e nivelit të ujit të Yangtze, një ishull i tërë është shfaqur, me tre statuja të lashta.
![](https://gazetasi.al/wp-content/uploads/2022/08/ishulli.jpg)
Gjurmët e dinosaurëve (Teksas, SHBA)
Në Teksas, thatësira ka tharë lumin Paluxey, duke zbuluar gjurmë të dinosaurëve që janë fshehur për 113 milionë vjet.
![](https://gazetasi.al/wp-content/uploads/2022/08/gjurmet-e-dinosaurve.jpg)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.