Media Galeri

Nga favelat e Brazilit në Mbret të futbollit, imazhet më të bukura të Pelé

Gazeta Si – Pelé, legjendë e futbollit brazilian dhe atij botëror, fitues i 3 Botërorëve, u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Nga 2021-shi ai kurohej për një tumor dhe prej disa javësh ishte shtruar në spital.

“Gjithçka jemi, është falë teje. Të duam pafundësisht. Prehu në paqe!” Me këto fjali, dy zemra dhe foton e duarve të kryqëzuara me ato të motrave dhe nipërve e mbesave, vajza e Pelé, Keli Nashimento, njoftoi në Instagram vdekjen e të atit. ‘O Rei’ ishte shtruar në spital prej 29 nëntorit. Kishte kaluar edhe kovidin. Lë pas bashkëshorten Nomi Aoki dhe 7 fëmijë.

Janë këto disa prej imazheve më të bukura që kanë shënuar karrierën e Mbretit të futbollit, që nga favelat e Brazilit arriti në majën më të lartë të futbollit botëror:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë