Ngjarje

Nga e hëna del leje e re e qarkullimit të mjetit, por nuk jeni të detyruar ta ndërroni me aktualen

Nga Gazeta Si- Duke nisur nga dita e hënë, 6 qershor, të gjithë drejtuesit e mjeteve do kenë mundësinë të ndërrojnë lejen aktuale të drejtimit me lejen e re.

Leja e re e qarkullimit do të unifikojë dokumentat e mjetit si certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit në 1 dhe do të kushtojë 2100 lekë. Leja aktuale kushton 3500 lekë.

Qytetarët që kanë lejen aktuale  të mjetit nuk janë të detyruar të marrin lejen e re.

Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, pra nuk bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale. Leja e re gjithashtu nuk ka as afat skadence. Ajo përfshin të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj!

Ajo është shumë rezistente, nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet.

Leja e re përmban elementet e sigurisë si: Watermark, logo identifikuese në letrën speciale që dallohet nëse shikohet përmes dritës, fije fluoreshente që dallohen me rreze ultraviolet, logo identifikuese e dallueshme me rreze ultraviolet, hologramë stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës me dizajn të personalizuar.

Leja e re do ketë edhe QR code drejtpërdrejt nga sistemi i DPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme drite.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë