Qeveria ka miratuar pension të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme
Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, që hyn në fuqi menjëherë, listohen disa emra në fushën e artit skenik si Muharrem Hoxha, Eva Alikaj, Ardian Cerga por edhe në atë të muzikës e sportit si Frederik Ndoci, Suzana Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase etj., në pikturë me Nazmi Hoxhën, dhe studiuesi i njohur Aurel Plasari.
Pensioni i posaçëm llogaritet sa dhjetëfishi i pensionit social.
"Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social", thuhet në vendim e publikuar
15 personalitetet
Eva Alikaj- aktore
Muharrem Hoxha- aktor
Frederik Ndoci- këngëtar
Roland Xhoxhi- violinist
Leonard Tase- volejbollist dhe trajner
Suzana Frashëri- soprano
Aurel Plasari- studiues
Mimoza Ibrahimi- volejbolliste
Nazmi Hoxha- piktor
Xhelal Kalaja- trajner basketbolli
Diana Mata- qitëse
Ardian Cerga- aktor
Lulëzime Duka- volejbolliste
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.