Muzike

Nga akuzat për pedofili tek fëmija sekret… Lufta muzikore Drake-Kendrick Lamar, pushton rrjetin

Lajmet për luftën muzikore midis dy reperëve më të famshëm të momentit kanë pushtuar rrjetin.

Nxitur fillimisht nga Kendrick Lamar, që sulmonte Drake në këngën e tij “Like That” marsin e këtij viti, Drake i hodhi benzinë zjarrit me kundërpërgjigje nga rrjetet sociale si dhe këngën “Push ups”.

Në serinë e diss-eve janë futur dhe këngëtarë të tjerë, si J Cole, The Weeknd, Rick Ross, Asap Rocky etj. Por më shumë se sa numri i këngëve që kanë bërë reperët në një kohë të shkrutër për të sulmuar njëri-tjetrin, debat ka krijuar përmbajtja e tyre.

Ndërsa përgjigjet e Drake janë më shumë personale dhe lidhen me karrierën e Kendrick, ky i fundit ka bërë disa akuza të rënda.

Në këngën e tij të fundit “Not like us”, Lamar e akuzon Drake për marrëdhënie me të mitur. Në këngën “Meet the Grahams” (Graham është mbiemri i Drake), Lamar thotë se Drake ka një vajzë dhe po e mban sekret.

Në këngën “Euphoria” Kendrick thotë se reperi kanadez ka kryer ndërhyrje në vithe për t’i bërë ato më tërheqëse.

Ndonëse mbeten ende hipoteza të gjitha deklaratat e Kendrick, çështja e vajzës sekrete është ‘këngë e dëgjuar’ për publikun. 6 vite më parë, reperi Pusha T e akuzoi Drake se ka një djalë. Më pas, doli që bëhej fjalë për Adonis Graham, të birin 5 vjeçar të Drake. Drake e pohoi vetë përmes këngës “Emotionless”, ku shprehej: “S’po fshihja fëmijën nga bota; po fshihja botën nga fëmija im”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë