Teknologji dhe Inovacion

Nga 1 nëntori, WhatsApp nuk do të funksionojë më në disa smartphone

Platforma e njohur WhatsApp, nga 1 nëntori do të jetë e papërdorshme për një seri telefonash inteligjentë (fatmirësisht jo shumë) të cilët, sipas zhvilluesve, janë shumë të vjetruar për të përballuar përditësimet e reja të aplikacioneve të mesazheve.

Në listë, siç lexohet në një postim në blogun zyrtar, kanë përfunduar të gjitha modelet që përdorin sistemin operativ Android në versionin 4.0.4 ose më herët, të dalë në vitin 2012. Bëhet fjalë për celularët që u hodhën në treg midis 2010 dhe 2011-ës, prandaj, ndoshta mund të jenë jashtë tregut prej kohësh dhe të përdorura vetëm nga shumë pak njerëz.

WhatsApp, arsyet e vendimit

Por pse aplikacioni nuk do të funksionojë më në këto pajisje? Përgjigja është shumë e thjeshtë: si nga pikëpamja e “hardwer”-it, ashtu edhe ajo e “softwer” it, versioni i ri i WhatsApp, nuk do të mund të mbështetet.

Numri i telefonave inteligjentë të prekur nga kjo risi është shumë i kufizuar, kështu që lajmi i publikuar nga kompania nuk kishte një rëndësi të madhe.

Sidoqoftë, për ata që ende përdorin këto pajisje, afati është që të shënohet me të kuqe në kalendar dhe të mos harrohet.

Si të ruani historinë e WhatsApp

Hapi tjetër për pronarët e modeleve me Android 4.0.4, shpjegohet në detaje në një postim tjetër.

Thjesht duhet të kopjoni dhe eksportoni historinë tuaj të bisedës. Për ta bërë këtë, thjesht hapni aplikacionin, shkoni te "opsionet e tjera", pastaj "settings", "chat", "chat backup" dhe në fund zgjidhni "back up".

Kompania shton në një shënim, se nëse zgjidhni të përfshini skedarë multimedialë, skedarët më të fundit të dërguar do të bashkëngjiten.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë