New Born, ashtu si në çdo përvjetor Pavarësie të Kosovës, ka ndryshuar. Këtë vit, jo vetëm ngjyrën, por edhe rendin e shkronjave. Nuk shkruhet më New Born por “No New Br”.
Lëvizja e shkronjave ‘N’ dhe ‘O’, është bërë për të dhënë një mesazh politik ku thuhet “No New Broken Republic” ( Jo një Republikë e copëtuar ).
Në faqen zyrtare të këtij monumenti thuhet se mesazhi i këtij viti është ndoshta më provokues sesa në të kaluarën, “mirëpo si gjithmonë është aktual me situatën në të cilën janë njerëzit dhe shteti”.




Krijuesi Fisnik Ismaili tregon se mesazhi synon të përçojë mesazhin se nuk duan një republikë të copëtuar, duke lënë të kuptohet se kundërshton themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pra jo një republikë të tretë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




