Teknologji dhe Inovacion

Netflix nuk do të lejojë më që abonentët të ndajnë fjalëkalimin

Netflix ka vendosur që të mos lejojë më abonentët të ndajnë fjalëkalimin jashtë shtëpisë së tyre.

Në një raport drejtuar aksionerëve, Netflix shkruan se ky ndryshim do të hyjë në fuqi në 3 mujorin e parë të vitit.

Praktika e ndarjes së fjalëkalimeve do të bëhet më komplekse dhe do të përfshijë një tarifë shtesë për këdo që dëshiron të ndajë fjalëkalimin e tij me dikë tjetër jashtë shtëpisë.

“Ky është një ndryshim që po bëhet për abonentët që shpërndajnë fjalëkalimin me më shumë se një familje”, shkruan Netflix.

“Abonentët do të kenë mundësinë të paguajnë ekstra nëse duan të ndajnë Netflix me njerëz me të cilët nuk jetojnë”.

Bazuar në një provë të rregullave të reja më të rrepta në vende të përzgjedhura të Amerikës Qendrore dhe Jugore vitin e kaluar, kompania pranoi se priste një reagim negativ në afat të shkurtër.

“Ndërsa punojmë me këtë ndryshim kemi vënë re se disa aboenntët kanë reaguar keq por gjithsesi besojmë se do mësohen dhe do e kuptojnë pse po e bëjmë këtë ndryshim”, shkruhet në raport.

Drejtori i inovacionit të Netflix, Chengyi Long, shpjegoi në një postim në blog në tetor se si mund të funksiononte sistemi i ri. Vetëm një shtëpi do të lejohet në një llogari të vetme Netflix, që mund të përdoret në pajisje të shumta. Për të shtuar familje shtesë do të aplikohet një tarifë mujore shtesë.

Në vitin 2022, Netflix humbi 200,000 klientë vetëm në tremujorin e parë, dhe pranoi se pritej të humbiste dy milionë të tjerë në tremujorin e dytë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë