Ekspertët e shëndetit shpjegojnë se kushdo që bën vaksinën e Covid-19 duhet të shmang pirjen e alkoolit sepse mund të zvogëlojë reagimin imunitar të trupit ndaj vaksinës. Alkooli ndryshon përbërjen e triliona mikroorganizmave që jetojnë në zorrë të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e pushtimit të baktereve dhe viruseve.
Kjo çon në dëmtimin e qelizave imune në gjak, të njohura si qeliza të bardha të gjakut, përfshirë limfocitet, të cilat dërgojnë antitrupa për të sulmuar viruse.
Specialisti i mjekësisë Ronx Ikharia zhvilloi një eksperiment kur mori mostra gjaku të pjesëmarrësve para dhe pasi pinë tre gota alkool.
Eksperimenti tregoi se tre gota ishin të mjaftueshme për të ulur nivelet e qelizave limfocitare në gjakun e tyre me 50 përqind.
Imunologia Sheena Cruickshank, në Universitetin e Mançesterit, tha se zvogëlimi i limfociteve mund të ulte efektivitetin e përgjigjes imune të trupit.
Prandaj profesori Cruickshank u ka kërkuar njerëzve që të shmangin alkoolin gjatë kohës së vaksinimit të tyre Covid-19.

Profesori Cruickshank shpjegoi se sistemi imunitar duhet të jetë në formë kur të bëni vaksinën dhe para dhe pasi të bëni injeksionin nuk duhet të keni pirë.
Tek të rriturit, limfocitet përbëjnë afërsisht 20 deri në 40 për qind të numrit të përgjithshëm të qelizave të bardha të gjakut dhe janë të përqendruara në organet dhe indet limfoide qendrore, siç janë shpretka, bajamet dhe nyjet limfatike, ku ka gjasa të ndodhë përgjigja imune fillestare.
Limfocitet kanë një ‘rëndësi themelore’ në sistemin imunitar sepse përcaktojnë përgjigjen imune ndaj mikroorganizmave infektive dhe substancave të tjera të huaja, siç është virusi SARS-CoV-2, sipas një ekipi shkencëtarësh në Wuhan, Kinë.
Burimi:Daily Mail/Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje