Ecuria e pandemisë së COVID-19 në vendin tonë vijon të jetë në një trend shqetësues. Rastet e infektimeve po rriten gjithnjë e më shumë dita ditës, pavarësisht masave apo shtimit të testeve. Gjatë gjithë periudhës së pandemisë kemi parë një trend disi të qëndrueshëm, por ishte muaji nëntor ku shifrat patën një kërcitje. Në tetor numri i personave të infektuar në total ishte 7032, ndërsa në nëntor shënuan një rritje tepër të lartë, me 17,534 persona në total.
Shifrat e infektimeve përgjatë dy muajve të fundit janë bërë edhe më tepër shqetësuese. Që prej fillimit të pandemisë në total janë 79.934 persona të infektuar, ndërkohë që në dy muajt e fundit ka një rritje shumë të lartë të shifrave. Vetëm në muajin janar janë 20.676 persona të infektuar. Ditët e fundit kanë pasur shifra tepër shqetësuese ku rastet arritën në 942, ndërkaq që për autoritetet dhe popullatën ekziston edhe shqetësimi i përhapjes së variantit të ri britanik.
Ndërkaq, në mbledhjen e fundit të Komitetit të Ekspertëve, u raportua Kemi një rritje të incidencës javore në 209 raste për 100 mijë banorë dhe kjo rritje është vënë re në Tiranë, Durrës, Fier, në Bashkinë e Sarandës dhe në disa bashki të tjera, por po të marrim gjithë Shqipërinë ka rritje graduale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.