Ngjarje

Nëntori i Dytë i pazakontë

Shqipëria feston për të dytin vit me radhë në kushte aspak të zakonta Ditën e Flamurit. Nëse një vit më parë, vendi ishte në zi kombëtare pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 të vdekur dhe mbi 900 të tjerë të plagosur, këtë vit është pandemia e Covid.

Ceremonitë e bujshme zyrtare dhe festimet mungojnë për shkak të masave të vendosura kundër përhapjes së koronavirusit, mes të cilave edhe ajo e ndalimit të grumbullimit të më shumë se 10 personave, si në ambientet të mbyllura, ashtu edhe në ambientet e hapura.

Për këtë arsye, mesazhi i përçuar nga ministrja e Shëndetësisë ishte kujdesi dhe respektimi i masave parandaluese anti-Covid.

“Patriot është ai që qëndron në shtëpi dhe mbron familjen nga infektimi”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në këtë ditë të shënuar, Presidenti Ilir Meta vuri theksin tek ambicia e hershme e qytetarëve shqiptarër për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

“Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të nga bijat dhe bijtë më të mirë të Kombit”, shkruan Presidenti në urimin e Ditës së Flamurit dhe Ditës së Pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama uroi përmes fjalëve të Ismail Qemalit në ngritjen e Flamurit në Vlorë.

“Flamuri Ynë, n’atdhenë tonë të lirë! Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria”, shkroi ai.

Në një postim të dytë, Kryeministri përkujtoi Adem Jasharin, që më 28 Nëntor ka ditëlindjen. Rama i bën jehonë sakkrificës sublime të tij në luftën për liri të Kosovës.

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fposts%2F10158347523241523&show_text=true&width=552&height=710&appId" width="552" height="710" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share"></iframe>

“Sikur ajo shtëpi e sharruar nga zjarri armik të mos ishte ende aty, sikur familjarët e vrarë të Adem Jasharit të mos ishin banorë të asaj shtëpie, që figurojnë një më një, në gjendjen civile të komunës Prekaz dhe sikur vetë Adem Jashari të mos ishte një njeri i gjallë deri në 7 marsin e vitit 1999, i cili figuron edhe si klient në regjistrin e hotelit "Arbëria" në Tiranë, do të ishte realisht e pamundur t'i besohej vërtetësisë së historisë mitike të komandantit legjendar të luftës së Kosovës”, shkruan Kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë