Frika nga covidi po shkakton ndarje të parakohshme të fëmijëve me prindërit e tyre të moshuar. Aq sa për ata që nuk dinë ta shfrytëzojnë jetën virtuale , gati gati janë ndarë në të gjallë. Por dramatike është rasti i një gruaje të moshuar 73 vjec e cila ndonëse ishte e sëmurë , nuk pranoi t’ia hapë derën të bijës edhe pse ajo ju përgjërua . Nëna kishte frikë nga infekeksioni prej Covid-19. Të nesërmen e moshuara nuk përgjigjej më as në telefon dhe kur vajza e hapi derën me forcë pasi i kishte thirrur në dritare, e gjeti të ëmën të pajetë
Historia ka ndodhur mes të gushtit por gazeta ‘Si” e ka sjellë në vëmendje sepse asgjë nuk ka ndryshuar, madje situata epidemiologjike është përkeqësuar nga rritja me hov në vjeshtë e numrit të të infektuarve.
Gruaja e cila ishte e martuar që prej pandemisë takohej në distancë me të ëmën me inicialet K.B. “ Fola me nënën dy ditë më parë , u pyeta si je dhe më tha nuk e di çfarë kam por më ka bërë një ushqim dëm. më tha që do flisnim prapë në telefon. Të nesërmen shkova tek shtëpia e mamit , i rashë derës, por nuk ma hapi pasi kishte frikë nga Covid. Folëm të dyja njëra nga brenda derës dhe tjetra nga jashtë”.’
Vajza është kthyer sërisht ditën e nesërme për ta pyetur të ëmën , pasi ajo në mbrëmje nuk i kishte hapur telefonin. Kur trokiti në derë, askush nuk u përgjigj. As zëri i të ëmës nuk u dëgjua. “ Provova ta hap derën pasi kam çelës por e humba toruan dhe nuk e hapja dot, thirra dikë që e hapi. Kur hyra brenda e gjeta nënën në krevatin e gjumit, të pajetë” .
Policia shkruan se pasi ka kontrolluar për gjurmë papilare ka konstatuar se nuk kishte thyerje të dhunshme dhe as gjurmë të dyshimta dhe se 73 vjeçarja kishte ndërrruar jetë për shkaqe natyrale, një fund jete që gjatë pandemisë bëhet akoma më tragjike për të moshuarit që qëndrojnë vetëm ose që fëmijët ju qëndrojnë larg nga frika se mos i infektojnë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



