Ka ndodhur

Nën kërcënimin e kallashnikovit vodhën para në një firmë ndërtimi në Vlorë, arrestohet njëri prej autorëve

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi nën kërcënimin e armës ka grabitur një firmë ndërtimi në fshatin Dukat i Ri, në Vlorë. 

Policia thotë se u vu në pranga shtetasi S. C., 32 vjeç, banues në Fier.

32-vjeçari rezultonte me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Sipas policisë, nga hetimet ka rezultuar se 32-vjeçari në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, të maskuar dhe duke kërcënuar me një arme zjarri kallashnikov, kanë marrë një shumë parash, në zyrën e një firme private ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri dhe më pas janë larguar me automjet.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtij krimi, si dhe një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë