Ka ndodhur

Nën hetim për ryshfet gjinekologia në spitalin e Beratit

Një mjeke gjinekologe, me iniciale E.Sh., në Berat është vënë nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas një hetimi 5 mujor, është dokumentuar me prova ligjore se si kjo mjeke gjatë kryerjes së vizitave dhe operacioneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.

Materialet i klauan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtjeshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyres”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë