Ngjarje

Në WhatsApp tani mesazhet do të fshihen vetë

WhatsApp së shpejti do të ketë një veçori të re, ndoshta e pëlqyeshme për disa e ndoshta jo dhe aq e pëlqyeshme për të tjerë.

Gjithsesi, nga muajt e ardhshëm mesazhet që keni dërguar në WhatsApp do të fshihen vetë mbas 7 ditësh që i keni dërguar.

Sapo azhurnimi të hyjë në telefona, përdoruesit do të jenë në gjendje të vendosin një mundësi për secilën bisedë, si individuale, si në grup nëse duan që të fshihet mbas 7 ditësh.

"Ne po fillojmë me shtatë ditë sepse mendojmë se aq ditë mjaftojnë për një person për të vendosur nëse duan ta mbajnë atë bisedë ose jo plus që është koha e mjaftueshme për tju rikthyer asaj bisede nëse ju nevojitet.” Ka shkruar kompania në një postim.

Sipas tyre, kjo po bëhet për ta bërë bashkëbisedimin më privat dhe për të liruar hapësirë në memorien e telefonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë