Arredim

Në vilën ku John F. Kennedy kaloi muajin e mjaltit

Rezidenca mahnitëse e Los Anxhelos ku John F. Kennedy kaloi muajin e mjaltit ka dalë në treg për 135 milionë dollarë.

Beverly House ndodhet vetëm disa rrugë larg nga Sunset Boulevard në Kaliforni

Në këtë vilë që i përkiste William Randolph Hearst janë luajtur edhe dy  filma "The Godfather" dhe "The Bodyguard".

Shtëpia 50.000 metra katrorë doli në treg për 95 milionë dollarë në vitin 2012 dhe tani është kthyer në treg nga Jade Mills nga Coldwell Banker për 135 milionë dollarë.

Vila ka 19 dhoma gjumi, 29 banjo, një fushë tenisi, dy teatro, një bibliotekë, një SPA, dhe një shkallë gjigante.

Shtëpia është ndërtuar në vitin 1925 nga arkitekti i njohur Gordon Kaufman.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë