Mode

Në vend të “modë” duhet të themi “rroba”

Nga Samata Pattinson* - Përgjigjet tipike që dëgjoj pasi e identifikova veten si një person që ndjek modën e qëndrueshme, priren të jenë: "Unë gjithmonë kam dashur të shkoj në një shfaqje të modës" ose "Unë e marr veten shumë seriozisht kur mendoj për modën por kjo duhet të jetë kënaqësi! "
Për këdo që nuk punon në industri, fjala "modë" duket se krijon menjëherë një ndarje. Të gjithë ne veshim ‘rroba’ çdo ditë, megjithatë shumë njerëz luftojnë ta shohin vendin e tyre në modë.
Një nga misionet e mia të jetës është të ndihmoj një komunitet global të lidhë pikat midis kësaj industrie me peshë të rëndë, e cila punëson një në gjashtë njerëz në planet dhe ata vetë.
Hierarkia e nevojave të Maslow e vendos veshjen në listën thelbësore, kur bëhet fjalë për “nevojat universale të njeriut”. Veshja siguron dinjitet, ngrohtësi, mbrojtje dhe një mënyrë për të shprehur identitetin dhe për të komunikuar.
Megjithatë, shumica nuk e dinë se si veshja dhe hedhja e rrobave ndikon gjithashtu në trupin tonë, planetin dhe komunitetet e tërë. Këtu hyn pjesa e qëndrueshme. E përmendur si industria e tretë më ndotëse pas karburantit dhe bujqësisë, prodhimi i modës ka krijuar një katalog të veprave penale, duke përfshirë ndotjen, humbjen e biodiversitetit, emetimet e karbonit dhe çështjet e drejtësisë sociale. Nëse gjërat vazhdojnë ashtu siç janë, shumë shpejt moda do të jetë përgjegjëse për shumë të këqija që do i ndodhin botës.
Moda gjithashtu ndikon në shëndetin tonë, me srudime që tregojnë se ngjyrat toksike dhe materialet sintetike si poliesteri janë të rrezikshme për shëndetin tonë. Shëndeti i njeriut është diçka që na prek të gjithë ne, por për disa arsye, njerëzit nuk shohin asnjë lidhje midis tyre dhe asaj që quhet "modë". Unë besoj se një nga shkaqet kryesore për këtë shkëputje është hendeku midis asaj që thuhet dhe asaj që njerëzit dëgjojnë.
Në vitin 2014, krijova frazën "eko-fantazma". E kam përdorur për të përshkruar stilistët që thonë se punojnë për një modë të qëndrueshme por në të vërtetë nuk ishte ashtu. Ka stilistë që mendojnë se janë markë ekologjike vetëm sepse nuk hedhin copat e tepruara, në një kohë kur një markë që të quhet e qëndrueshme ka shumë më shumë gjëra.
Që nga ajo kohë, unë kam pyetur veten nëse fjalët që përdorim krijojnë përfshirje apo përjashtime. Moda, si fjalë, tregon një ndjenjë përjashtimi, armiqësie dhe paarritshmërie. Këto janë ndjenja që shumë njerëz i ndjejnë, të ndikuara nga raca, gjinia apo dhe ekonomia. Një term i përdorur në mënyrën e duhur mund t'i sjellë njerëzit më brenda idesë, kështu që nga këtu e tutje, unë do ta ndryshoj fjalën "modë" në diçka më miqësore, më gjithëpërfshirëse siç është "rroba".
Rrobat tuaja janë të lidhura me çdo temë për të cilën mund të mendoni duke filluar nga mjedisi deri te çdo njeri në planet, ndryshe nga  termi "modë" që na kujton vetëm pasarelat dhe modelet.
Për shembull, aktivisti për të drejtat e njeriut duhet të fuqizohet të pyesë "kush i bëri rrobat e mia?", vetëm për të mësuar në lidhje me punëtorët e fabrikave dhe nënvlerësimi që ato marrin.
Gjatë këtij viti aspak të mirë, aftësia e rrobave për të ndryshuar mënyrën se si ne shohim veten tonë dhe ndiejmë për veten tonë është jashtëzakonisht e rëndësishme.
Gjeni ndonjë temë që nuk ka lodhje me rrobat, ja po ju sfidoj!
Unë besoj se njerëzit kujdesen për planetin tonë, por ne nuk po lëvizim me shpejtësi ose shkathtësi të mjaftueshme. Ndoshta gjuha jonë dhe termat që ne përdorim janë konfuze dhe jo të drejta.
Ndërsa markat ekologjike luftojnë për një ndikim sa më të vogël të modës në mjedis, pjesa tjetër nuk përfshihet sepse shikohet si punë e tyre që në momentin që përdoret fjala "modë".
A mund ta përdorim fjalën rroba për t'i përfshirë gjithë njerëzit, për t'i bërë të kuptojnë se dhe ato janë përgjegjës për rrobat që veshin dhe kanë ndikim aq sa ka dhe industria e modës.
Le të mos përdorim fjalë që thjeshtojnë, por përkundrazi të përdorim fjalë që kanë të bëjnë me më shumë njerëz dhe fjalë që bën përgjegjës të gjithë.
Më pak modë, më shumë rroba them dhe nuk mund ta them aq sa duhet.

*Stiliste, gazetare, shkrimtare dhe fituese e shumë çmimeve për shkrimet e saj rreth botës së modës


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë