Shendet

Në vajin e ullirit, një substancë që neutralizon tumoret e zorrëve

Konsumi ditor i vajit të ullirit ekstra të virgjër ndihmon në parandalimin dhe luftimin e tumorit të zorrëve.

Zbulimi vjen nga ekipi hulumtues i Universitetit të Barit, në sajë të një studimi të mbështetur për Kërkimet e Kancerit, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Gastroenterology”.

"Vaji i ulliri ekstra i virgjër, - shpjegon doktor Antonio Moschetta, - është i pasur me acid oleik, një substancë të aftë për rregullimin dhe përhapjen e qelizave. Në studimet paramjekësore, ne ishim në gjendje të simulojmë gjene të ndryshuara dhe gjendje të sëmundjeve inflamatore të zorrëve, duke demonstruar se administrimi i një dietë të pasur me acid oleik, është në gjendje të ofrojë përfitime të rëndësishme për shëndetin. Këto efekte pozitive duket të jetë për shkak të pranisë së enzimës SCD1 në epitelin e zorrëve, i cili vepron si rregullator kryesor i prodhimit të acidit oleik në trupin tonë".

Në studim, hulumtuesit kanë ç’aktivizuar gjenin që kodon SCD1 dhe kanë treguar se në mungesë të acidit oleik në dietë, si dhe në kushtet e prodhimit të zvogëluar endogjen nga kjo enzimë, në fillim shfaqet inflamacioni dhe pastaj zhvillim i tumoreve spontane të zorrëve.

“Nëse dietës i është shtuar acid oleik, - përfundon Moschetta, - rikthehet fiziologjia normale e zorrëve me uljen e inflamacionit dhe mbrojtjen kundër formimit të tumoreve. Duke përfituar nga dobitë e acidit oleik, në të ardhmen do të jetë e mundur për të reduktuar prekjen nga kanceri, sidomos te pacientët me sëmundje inflamatore të zorrëve apo të preku më parë nga kjo sëmundje dhe të ngadalësojë rritjen e tij dhe për të përmirësuar trajtimin e kancerit, duke fuqizuar efektin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë