Ngjarje

Në tunel dezinfektimi para se të hysh në tregje (fotogaleri)

Tregjet, kryesisht ato të fruta-perimeve kanë qenë vendet më problematike këto ditë përsa i përket mungesës së ruajtjes së distancës. Bashkia ka vendosur që të kontrollojë hyrje-daljet, po ashtu edhe ka vendosur tunelet e dezinfektimit.

Siç shihet në këto foto të siguruara nga Gazeta “Si”, ka nisur puna për dezinfektimin e tregjeve.

Bashkia ka vendosur në treg një kordon sanitar për dezinfektimin në hyrje dhe në dalje të qytetarëve. Tregu do të ketë vetëm një hyrje dhe një dalje, pa pasur mundësi kthimi pas.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë