Teknologji dhe Inovacion

Në të ardhmen celularët do të instalohen nën lëkurën e njerëzve

E ardhmja e celulareve është nën lëkurë. Ky është parashikimi i inxhinierit Marty Cooper që zhvilloi Motorola DynaTac, telefoni celular i parë në histori.

Gjatë Kongresit “Mobile World 2023” ku ishte i pranishëm për çmimin e karrierës, pasi u shënuan 50 vite nga telefonata e parë e kryer nga një telefon jo fiks, në New York 1973, ai theksoi se smartphonët në të ardhmen do të vendosen nën lëkurën e veshit.  

Inxhinieri 94 vjeçar tha se sot telefonat nuk përshtaten plotësisht me anatominë njerëzore, dhe evolucioni nuk është i kënaqshëm. Për këtë arsye, inxhinieri tha se po mendon për një integrim akoma më shumë me trupin e njeriut. Sipas parashikimit të tij smartphonët do të jenë një sërë çipesh të shpërndara në trupin e njeriut dhe do të kenë edhe sensorë për të mbajtur nën kontroll njëkohësisht të gjithë parametrat jetësorë, dhe do jetë trupi që do t’i karikojë me energji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë