Ngjarje

Në stomakun e balenës së ngordhur gjehen 6 kg plastikë

Gati gjashtë kilogramë plastikë u gjetën në stomakun e një balene, e cila u gjet e ngordhur në një plazh në Indonezi. Kjo u njoftua nga një zyrtari Parkut Kombëtar Wakatobi, në ishullin e Sulawesi, pasi zbulimi ndodhi tëhënën në mbrëmje. Balena, 9,5 metra e gjatë, kishte brenda një masë plastike tëpërbërë nga 115 gota, katër shishe, 25 çanta najloni dhe madje edhe sandale medy kordha, si dhe qindra pjesë të tjera plastike.

Dwi Suprati, një koordinator lokal i Wwf, shpjegoi se nuk është e mundur të përcaktohet nëse ngordhja e balenave ishte për shkak të plastikës apo jo, duke pasur parasysh gjendjen e dekompozimit të saj.

Një incident i ngjashëm ndodhi në qershor në Tajlandë, ku një balenë u gjet e ngordhur me qindra çanta plastike në stomak. Azia Juglindore, me një vijë të gjatë bregdetare e mjedisore, është një nga rajone tmë të mëdha në botë përgjegjëse për praninë e plastikës në det.

Sipas revistës “Science”, në një studim të botuar në janar të vitit të kaluar, Indonezia rezulton të jetë vendi që pas Kinës ndot oqeanet më shumë me mbetjet plastike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë