Arredim

Në shtëpinë përrallore të Rihanna

Nuk ka mënyrë më të mirë për të përshkruar rezidencën e re të Rihannas, përveçse një ambient përrallor.

Një hapësirë prej 7000 metrash katrorë, me plot gjashtë dhoma gjumi dhe dhjetë banjo e karakterizojnë shtëpinë që këngëtarja nga Barbadosi bleu vetëm një vit më parë në Los Angeles.

Normalisht që një shtëpie të tillë kaq luksoze nuk i mungojnë edhe palestra, dhomat për bilardo, një teatër, pishina dhe një oborr i madh.

Kujtojmë se këngëtarja ka investuar 6.8 milionë dollarë për të blerë këtë shtëpi, pamja e së cilës është mrekullueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë