Arredim

Në shtëpinë e Evelyne Chétrite, një ambient me shumë klas dhe elegancë

Kur Evelyne Chétrite filloi linjën e modës Sandro në vitin 1984 me një dyqan të vetëm në qendër të lagjes Marais të Parisit, ideja ishte të ofronte aksesor të veçantë dhe me çmime të arritshme.

Që atëherë marka e saj është globalizuar duke arritur 540 dyqane, dhe që ka ndihmuar për ripërcaktimin e fustanit bashkëkohor francez me anë të dizajnit dhe stilit të përjetshëm. Por ajo që me të vërtetë ushqen Chétrite, e cila ndërtoi kompaninë me bashkëshortin e saj, Didier, është familja. Në një ritual që ka qenë pjesë e jetës së Chétritit që nga fëmijëria e saj në Marok, ajo dhe Didier mblidhen të premten në mbrëmje për të shënuar Shabbat me katër fëmijët e tyre, dhe një grup miqsh e të afërmish të ngushtë (përfshirë edhe motrën e Chétrite, Judith Milgrom, që drejton etiketën e motrës Maje). Ky theks në nderimin e traditave të familjes përfaqëson një anën më personale të një ekzekutivi të njohur për ditë të gjata në studion e saj të dizajnit.

Ashtu sikurse ajo sjell gjithmonë veshjet më shik, stilistja po të njëjtin klas dhe elgenacë e ka edhe në ambientet e shtëpisë së saj. Shtëpia e stilistes së njohur ndodhet në bulevardin Foch, ku jeton prej më shumë se 20 vitesh, është një ndër vendet më të qeta, fakt të cilin, e tërhoqi stilisten dhe bashkëshortin e saj që në momentin e parë kur panë shtëpinë.

Brenda ambienteve të shtëpisë së saj ajo ka krijuar një ambient që reflekton elegancë. Ajo nuk e ka ndryshuar dizajnin e brendshëm të apartamentit i cili daton që në 1930-ën, ndërsa hapsira e brendshme është dekoruar me vepra arti kontemporane që ajo i klasifikon si ‘Dashuri të mëdha’ mes tyre edhe piktura të Takashi Murakamit.

“Ajo çfarë më pëlqen më shumë është shpirti I këtij vendi” thotë Chetrite. “Ka diçka romantike dhe shumë parisiane rreth kësaj zone me një prekje antike. Pak më tutje shtëpisë time ndodhet shtëpia ku Maria Callas dhe Aristotle Onasis jetuan lidhjen e tyre të fshehtë dhe ku kompozitori Claude Debussy krijoi disa nga pjesët më të bukura muzikore” shton ajo më tej.

Në thelbin e saj, Sandro është një markë e familjes dhe është jeta që Chretti ka krijuar me burrin dhe fëmijët e saj brenda mureve të shtëpisë që më së shumti e formëson dizajnin e saj. "Shija ime lidhet më shumë me familjen time sesa me një vend të caktuar. Nocioni i shtëpisë është një ndjenjë dhe emocion, dhe familja është vlera më e rëndësishme për mua", thotë ajo. /Bazaar


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë