Ana e errët

Në shtëpi me dhunuesin. Gjykata kishte dhënë urdhër mbrojtjeje, ai e rreh sërisht

Shumë gra të dhunuara nga nga partnerët, pas denoncimi,t  detyrohen në jetojnë për shkaqe ekonomike në të njëjtën banesë. Madje edhe kur ato janë me urdhër mbrojtjeje. Gazeta ‘’Si’’ po sjell historinë e një gruaje, në muajin e tëtë të shtatzanisë, e cila prej pak javësh ka siguruar urdhërin e mbrojtjes, por pavarësisht këtij imuniteti, cifti ka vijuar jetën në të njëjtën shtëpi derisa ajo është sulmuar sërisht .

I shoqi N. Sh nga Tirana  ishte i urdhëruar nga gjykata që të mos i afrohej partneres, por pas debateve banale ai pretendon se ka humbur qetësinë kur e ka parë gruan duke pirë cigare dhe pasi i ka kërkuar llogari e ka goditur. Gruaja më pas njoftoi policinë, po i tha asaj se ‘’ për dhunën nuk do dorëzonte denoncim, pasi ndaj tij kishte edhe ankesa të tjera’’.

Megjithatë pasi përfunduan hetimet dhe u kqyrën dokumentat, N. Sh përfundoi nën akuzë për veprime në kundërshtim të urdhërave të gjykatës . Sipas prokurorisë gruaja kishte një urdhër mbrojtjeje datë 8 maj 2020  që e siguronte se partneri duhet ti qëndronte në një distancë prej 500 metrash, pas dhunës së ushtruar ndaj saj.  

Por ky vendim gjyqesor është shkelur nga N.Sh i cili nuk ka marrë aspak parasysh që e shoqja është në muajin e tetë të shtatzanisë. Sipas të akuzuarit, meraku i tij kishte qenë dëmtimi që sjell duhani në shëndetin e fëmijës. Por pavarësisht se ai nuk e kishte parë me cigare në dorë, ai thotë se kishte nuhatur erën e duhanit në shtëp.i

Gruaja ..

Gruaja tregon se si ditën " e rrahjes", i shoqi e ka sulmuar pa shkak, por sipas saj periudha më problematike mes ciftit ishte mes 208 -2019. "kam rreth pesë vjet që bashkëjetoj me N. , kemi dy vajza. Gjatë këtyre viteve jemi shkëputur për periudha të ndryshme. Ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike"

Nga dhuna gruaja ka treguar se shpesh kthehej tek prindërit pasi " nuk mund ta duronte dot" dhe më pas ajo rikthehej sërisht në shtëpi

"Ishim në banesë , ai fillimisht bërtiti pse ja hapa derën me vonesë, i shpjegova se po thaja flokët e vajzës dhe nuk e dëgjova.            N. më pyeti a kisha pirë cigare dhe ju përgjigja që po e kisha pirë vetëm një  dhe pse jam në muajin e tetë. Filloi të ulurinte dhe bërtiste më pyeste pse ke pirë cigare dhe pastaj më gjuajti me grushta në kokë. '

Gruaja ishte përpjekur të vetmbrohej pasi ishte mësuar nga dhuna dhe se më pas kishte zbritur tek fqinjët  , për të njoftuar në telefon të ëmën. ' Njoftova mamin, hajde më merr ju luta, por mami fillimisht kishte njoftuar policinë'

Nga verifikimet e mëpasshme sipas burimeve të gazetës ‘’Si ‘’u konstatua se gruaja kishte ndërkohë urdhër mbrojtjeje nga i shoqi . Për rastin më të fundit ajo shton" nuk dua ta ndjek penalisht, do marr vajzat e do iki tek prindërit. Nuk ishte goditje e fortë kësaj radhe" , i tha ajo policisë.

Por burime të policisë i thonë gazetës’’ Si’’ se edhe pse gruaja ka tentuar të lehtësojë pozitën e bashkëshortit , duke minimizuar veprimet e tij, më pas policia ka referuar matërialet për shkelje të vendimit të gjykatës. Megjithëse gruas i është kërkuar të kryejë ekspertizë për dëmtimet, ajo është përgjigjur " nuk kam dëmtime jam mirë, një shuplakë ishte". Duke mohuar grushtat gruaja ka menduar se do ta shpëtojë nga akuzat, por diçka e tillë nuk ka ndodhur

Burri

36 vjeçari pretendon se thjesht ka debatuar me partneren dhe se kësaj radhe ishte treguar paqësor dhe se nuk kishte ushtruar dhunë.’’ Shkova në shtëpi, e gjeta nusen shtatzanë në muajin e tetë duke pirë cigare. Nuk bëra asgjë, vetëm diskutuam e debatuam. Ajo nuk duhet të pijë duhan pasi është shtatzanë. Në debat e sipër Klaudia u largua dhe unë qëndrova me vajzat"

Por 6 vjeccari do të akuzohet vetëm për mos respektim të vendimit të gjykatës së Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë