Shendet

Në Shqipëri janë vaksinuar vetëm 2% e të moshuarve dhe 1055 persona kanë marrë të dyja dozat

Në Shqipëri vaksinimi për Covid-19 ka nisur në datën 11 janar dhe deri më sot janë administruar rreth 20.911 doza të vaksinës Pfizer.
Ndërkaq përveç personelit shëndetësor në datën 16 shkurt nisi vaksinimi edhe për të moshuarit mbi 80 vjeç dhe në shtëpitë e të moshuarve. Në vendin tonë në total janë rreth 81.964 të moshuar dhe prej tyre deri m tani janë vaksinuar 3308 persona, pra rreth 2 % e tyre. Ndërkaq Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi për Gazetën “Si” se 19.856 persona kanë marr vetëm një dozë dhe rreth 1055 persona i kanë marr të dyja dozat.
Të hënën pritet që të vijnë rreth 8000 vaksina nga kompania Pfizer dhe të premte njoftoi kryeministri Rama, 38.400 vaksina të kompanisë AstraZeneca nga formacioni COVAX, nga ku do të nis edhe procesi i vaksinimit për mësuesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë