Ngjarje

Në shkurt u shtuan aksidentet dhe të aksidentuarit. Shumica e tyre nga sjellja e drejtuesit të mjetit

Nga Gazeta ‘SI’ - Shkurtin e 2023-shit, në vend u shtuan numri i aksidenteve dhe i të aksidentuarve. Nga 77 në 2022, shkurtin e këtij viti INSTAT raporton 88 aksidente, me rritje 14.3%.

Nga 100 të aksidentuar shkurtin e para një viti, këtë vit, janë aksidentuar 123, (të plagosur dhe vdekur), nga të cilët, 86 meshkuj dhe 37 femra.

Sipas shifrave të INSTAT, grupmosha 35-44 vjeç janë ata që bëjnë më shumë aksidente, 23% të totalit. Gjatë shkurtit, 82% e rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Nata rezulton koha kur ndodhin më shumë aksidente, në fashën 19:00-24:00, 30% e totalit. Sipas ditëve, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur në ditët e Hëna dhe të Enjte, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të Mërkurave.

Në dymujorin e parë të vitit 2023, numërohen 172 aksidente rrugore nga 184 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 6.5%. Numri i të aksidentuarve është 242 persona nga 247 persona të aksidentuar në dymujorin e parë të vitit 2022. Aksidentet rrugore, në 19,2 % të rasteve, në dymujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur me 14%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë